.
×

Ndërron jetë i burgosuri politik nga Podujeva



Sonte ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica.

Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947. Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare.

Bashkëveprimtari i Llapashticës, Shaban Muja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër në varrezat e fshatit Dyz, në ora 14:00./BP/