.
×

Ndërron jetë gazetari kosovar Ramadan Asllani



Sot ka ndërruar jetë, Ramadan Asllani, i cili përgjatë jetës së tij kishte punuar si gazetar në disa prej mediumeve shqipe të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke shprehur nguëshllime për familjarët e të ndjerit, i cili kishte punuar në ‘Zëri’, ‘Bota Sot’, dhe ‘Kosova Sot’,

Asllani kishte lindur në Smirë të Vitisë në vitin 1957.

Njoftimi i plotë nga AGK:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Ramadan Asllani

26.06.2019, Prishtinë-  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me dhimbje ka marrë lajmin për shuarjen e kolegut tonë Ramadan Asllani.

Asllani ka lindur në Smirë të Vitisë, në vitin 1957.

Ka punuar gazetar në gazetat “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Kosova Sot”.

AGK i shprehë ngushëllime familjarëve të të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve e të gjithë kolegëve gazetarë për humbjen e Asllanit.