Shkrimtari i njohur shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.
Fatos Arapi njihet për shkrimet dhe përkthimet e tij, por ai do të mbahet në mend nga të gjithë me poezitë e tij, sidomos kushtuar dashurisë.
Arapi ka shkruar një ndër poezitë më të bukura në gjuhën shqipe, atë me titull “Si s’të deshta pak më shumë”, shkruan Gazeta Express.
Përveç kësaj, shkrimtari e poeti ka lënë pas edhe disa poezi tjera të njohura e shumë të pëlqyera, e disa ndër to mund t’i lexoni më poshtë./Gazeta Express/
TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR
Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!
Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?
Ti do t’më dashurosh patjetër.
Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:
Ti do t’më dashurosh patjetër!
SI S’TE DESHA PAK ME SHUME
Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.
TI DO VISH
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise.
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnjasi nje portokall’
ne doren time-te rrjedhe koha shpejt…
………e ti te vish…