.
×

Ndërroi jetë, familja e çminuesit pret ndihmën e shtetit për ta kthyer në Kosovë



Drejtori e arsimtari rrihen për grevën Disa mina dhe eksplozivë të tjerë, po i bartte me veturë për t’i shkatërruar më pas, kosovari Agim Hoti, ekspert i deniminit në Jemen.

Jo gjithçka nga ky udhëtim shkoi mirë dhe siç ishte planifikuar, pasi aksidentalisht një minë shpërtheu duke e lënë të vdekur Agim Hotin dhe katër persona të tjerë, raporton KTV.

Ai ishte i angazhuar në një projekt anglez si trajnues për çminim. Vetëm këto informacione, për momentin, i ka familja e 43-vjeçarit, të cilët kanë hapur dyert e shtëpisë për ngushëllime në Gjakovë.

Familjarët tregojnë se lajmin për vdekjen e tij e kishin marrë nga një koleg, derisa thonë se ende nuk i kanë të qarta rrethanat lidhur me rastin.

Ata kanë dyshime të shumta, përfshirë se familjari i tyre mund të jetë sulmuar qëllimisht. Përmes telefonit, atyre u është thënë se deri në 72 orë do të marrë kohë vetëm identifikimi i trupave të viktimave.

Sipas familjarëve, Agim Hoti, baba i dy fëmijëve, javën e ardhshme do të vinte për pushime në Kosovë. Lajmin për vdekjen e kosovarit, të hënën e ka bërë publik edhe punëdhënësi i kosovarit, kompania MASAM.

Projekti për çminim përkrahej nga Princi Salman i Arabisë Saudite, që është në luftë me rebelët huthi prej vitit 2015.