.
×

Ndërmarrjet komunale të Gjilanit paraqesin sfidat, problemet dhe rekomandimet për funksionim më të mirë



Në vazhdën e takimeve për riorganizimin e administratës, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bashkëbiseduar edhe me përfaqësuesit e ndërmarrjeve komunale, përkatësisht “Stacioni i Autobusëve”,

 

“Ecohigjiena”, “Tregu” dhe “Hidromorava”.

 

 

Sfidë e “Stadionit të Autobusëve” është paraqitur të jetë funksionimi i taksive ilegal, ndërkaq është kërkuar edhe investime të tjera në objekt për funksionimin më të mirë për krijimin e të hyrave.

 

 

“Por, është shumë e rëndësishme që raporti me bordin dhe komisonin e aksionarëve dhe drejtoritë e linjave,  është korrekt dhe raportojmë në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Gëzim Kllokoqi, zyrtar kryesor financiar në ndërmarrje.

 

 

Muhamet Suliqi, drejtor i kompanisë regjionale të ujit “Hidromorava”, ka njoftuar se aktualisht ka furnizim të mirë të ujit të pijshëm, duke shtuar se mirëmbajtja dhe intevenimi në rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit po bëhet në mënyrën permanente.

 

 

“Raporti dhe bashkëpunimi me Drejtorinë e Shërbimeve Publike është jashtëzakonisht i mirë dhe i falënderoj për këtë”, tha Suliqi.

 

 

Betim Latifi, kryesues i aksionarëve të ndërmarrjes më të re “Tregu”, tha se janë konsoliduar mjaftë mirë, por ka thënë se sfidë është mungesa e zyreve, pajisjeve softverike dhe trajnimeve për stafin.

 

 

Ndërkaq, Xhelal Jetishi, kryesues i Komisionit të Aksionarëve në “Ecohigjiena”, ka paraqitur problem e mëdha që po ballafaqohet kjo kompani në vitet e fundit..

 

 

“Partneri publik aty gati se funksionon qind për qind, në vend se të jetë raporti 51 me 49 për qind marrëveshjes së vitit 2012. Problemi është te menaxhmenti i pjesës private, të cilët nuk i përmbushin detyrimet e tyre të parapara sipas marrëveshjes. Në marrëëveshje specifikohet se të gjithë punëtorët që kanë qenë në vitin 2012, parneri privat është obliguar t’i mbajë në punë dhe edhe këtu ka shkelje të marrëveshjes sepse nga ky vit deri sot janë pezulluar 53 punëtorë. Pra, menaxhmenti luan me ndjenjat e punëtorëve”, tha Jetishi.

 

 

Kryetari Haziri, në fund, është zotuar se do të merret me secilin problem dhe sfidë të paraqitur nga të këto ndërrmarrje.  ​