[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndalohet projekti i Badovcit



Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është marrë vendim për anulimin e kushteve ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit.

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit”, ka shkruar Abdixhiku.

Menu Title