[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndahet nga jeta luftëtari Rexhep Ahmeti



Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shkruar për bashkëluftëtarin e tij nga Zona Operative e Shalës, Rexhep Ahmeti, i cili është ndarë nga jeta, shkruan GazetaBlic.Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë e lajm e priti me pikëllim, ndërsa Ahmeti do të kujtohet përherë si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës.Ai u ka shprehur ngushëllime gjithë familjarëve të Ahmetit për këtë humbje të madhe të tyre.

Shkrimi i Haradinajt i plotë:Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti.Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.

Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të.Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve!

RH

Menu Title