[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndahet nga jeta Filip Ukë Dedaj veprimtar shqiptar nga Stamfordi i Connecticut



 

Diasporës shqiptare në Amerikë po i shtohen dhembjet. Aktivistë e veprimtarë shqiptarë të cilët tash e disa dekada kanë nisur aktivitetin e tyre për cështjen shqiptare e në vecanti për Liri, Demokraci e Pavarësi të Kosovës, po largohen nga kjo botë duke shkaktuar dhembje e mallëngjim për familjarët dhe bashkëveprimtarët e tyre por duke lënë prapa vepritmari e aktivitet të suksesshëm që kujtohen nga bashkëpunëtorët dhe komuniteti shqiptar në Nju Jork e në përgjithësi në Amerikë, shkruan Botapress.
Një prej këtyre veprimtarëve që kaloi në amshim këto ditë është edhe Filip Ukë Dedaj me vendbanim në Stamford të Connecticut. Lajmin e ka bërë të ditur për Botapress, bashkëpunëtorët e të ndjerit, Avdi Gjini e Ramiz Hoti.

Ndërkaq Harry Bajraktari në një shkrim të tij në gazetën shqiptaro amerikane Illyria ka shkruar se Filip Ukë Dedaj ishte njëri ndër njohësit e filozofisë sonë popullore, sidomos është shquar për njohje të traditave të odave të Dukagjinit. I ndjeri ka qenë një personalitet shumë i respektuar, një zotëri në kuptimin e plotë të fjalës, dhe kudo që ka shkuar e me këndo që ka pasur rast të ndejë e të bisedojë, ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme. Njihte mirë të kalurën tonë, ndërsa rrëfimet e tij për vuajtjet e shqiptarëve nën regjimet e huaja, sidomos nën Serbi ishin tema shumë të prekshme. Ka qenë përkrahës i rezistencës shqiptare dhe i UÇK-së për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ka njohur shumë burra të traditës dhe kanunit.
Filip Ukë Dedaj nga natyra ishte gjithmonë optimist dhe kishte një burrëri dhe një hare të theksuar. Ai, odën shqiptare e ka pasur idol dhe nga ajo ka mësuar shumë nga historia jonë kombëtare, nga e kaluara e largët dhe e afërme e saj.
Vdekja e Filip Ukë Dedajt ka lanë një zbrasëti të madhe në komunitetin tonë shqiptaro-amerikan. Lindi në Zhebel të Gjakovës, kur në vitin 1968 vjen në SHBA.
Familjes dhe farefisit të tij, me këtë rast, i shprehu ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre.
Zoti e past çue në parajsë!
Harry Bajraktari,

Menu Title