[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndahen mbi 2 milionë euro për regjistrimin e popullsisë së Kosovës



Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021, raporton Ekonomia Online. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se ky dokument krijon kosto shtesë buxhetore me mbi 2 milionë.

“Është në pajtim me politikat qeveritare, ku përcaktohen objektiva me regjistrimin e popullsisë”. “Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione. Sekretariati koordinues vlerëson se draft dokumenti është në përputhje me strukturat e paraparë, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi 2 milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë”.

Menu Title