[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndahen 250 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drenica



Një shumë prej 250 mijë eurosh është ndarë për rregullimin e shtratit të lumit Drenica, si bashkëfinancim mes Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Marrëveshjen, për pastrimin dhe thellimin e lumit, e ka nënshkruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ministri Rasim Demiri.

Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit mes Komunës dhe MZHR-së për rregullimin e shtratit të lumit Drenica faza e parë, vlera e përgjithshme e projektit është 250 mijë euro.

MZHR-ja nga buxheti i saj për vitin 2019 do të ndajë 70 mijë eurove, kurse komuna 120 mijë euro, kurse pjesa prej 60 mijë euro do të ndahet po ashtu nga komuna e Drenasit ne një fazë tjetër të realizimit të projektit

Menu Title