.
×

NATO: FARK-u, çështje e brendshme e Kosovës



NATO ka bërë me dije se shndërrimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës është çështje e brendshme e sa dhe i përket institucioneve vendore.

Nga Aleanca ushtarake veri atlantike është theksuar se “niveli i angazhimit të NATO-s në përkrahje të FSK-së mund të rishqyrtohet në mënyrë që të ndryshojë mandati i këtyre forcave në Kosovë”.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesja për shtyp në selinë e Aleancës atlantike në Bruksel Oana Lungescu duke u përgjigjur në pyetjen e agjencisë serbe Beta,rreth deklaratës së ministrit të FSK-së Agim Çeku se FSK shumë shpejtë do të shndërrohet në ushtri, transmeton Koha.net.