.
×

Nata në këtë hotel kushton vetëm 1 dollar, por duhet ta plotësoni një kusht



Kur japonezi 27-vjeçar, Tetsuya Inoue, filloi ta menaxhonte hotelin “Asahi Ryokan”, të cilin e kishte trashëgim nga gjyshja e tij, u mendua se si do të mund ta rriste biznesin në ekonominë moderne.

Tash, mysafirët që do të vendosen në hotelin e tij mund të paguajnë vetëm 1 dollar për një natë, me kushtin që qëndrimi i tyre të transmetohet drejtpërdrejt në internet.

Sidoqoftë, për këtë ofertë ekzistojnë rregulla të prera. Personave që qëndrojnë në këtë hotel u ndalohen sjelljet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet intime dhe transmetimi i drejtpërdrejt përfshin vetëm pamjen, por jo edhe zërin. Kjo do të thotë se vizitorët e gëzojnë privatësinë në biseda mes vete dhe gjatë komunikimit me telefon.

Para zbatimit të kësaj ideje kreative, dhoma numër tetë ishte më së paku e popullarizuar në mesin e vizitorëve të hotelit. Tani, shumë vizitorë të rinj që synojnë të kursejnë të holla kur shkojnë në Japoni po e shfrytëzojnë këtë ofertë.

“Të rinjtë në ditët e sotme nuk mërziten shumë për privatësinë. Disa prej tyre nuk e kanë problem që të jenë në transmetim të drejtpërdrejtë për një ditë.

Menaxheri i hotelit, Tetsuya Inoue, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë nga zyra e tij

Në kohën kur dhoma numër tetë është e lirë, pronari i ri jep transmetim të drejtpërdrejtë të zyrës ku ai punon.

Megjithatë, përpos çmimit shumë të lirë në këtë hotel, turistët kanë edhe arsye të tjera për ta vizituar qytetin Fukuoka.

Ky qytet është i dalluar për plazhin e bukur dhe ushqimin e mrekullueshëm, shkruan “CNN”,