Nënkryetari i OVL-UCK-së, Nasim Haradinaj, në një konferencë për medie pas mbleshjes së këshillit ka thënë se kjo organziatë s’e njeh Gjykatën Speciale.“Isha në mbledhje të Këshillit.
Ne nuk e njohim këtë gjykatë. Kjo ditë troket në të gjitha dyert e qytetarëve të Kosiovës. A kem shtet? A kem Kuvend? EULEX-i sillet kështu se nuk na respekton neve. Përfaqësuesit e kanë pranuar se kjo gjykatë nuk është e Kosovës, andaj ne nuk e njohim”, tha Haradinaj.“Tash po presim avokatin, te shohim për çka është arrestuar.
Prokurori më i ri është Vehbi Kajtazi. Ne do të jemi me ata se ne jemi ushtarë. Ne jemi gjithmonë kundër kësaj gjykate”, ka thënë ai