[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nasim Haradinaj: EULEX-i nuk guxon me i prekë dokumentet në zyrën e OVL UÇK-së



Botapress 25 Shtator – Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka komentuar gjithë zhvillimin e bastisjeve të zyreve të tyre nga ana e EULEX-it. Ai ka thënë prerazi që EULEX nuk guxon t’i prekë dokumentet që gjenden në zyrën e OVL UÇK-së, teksa thotë se për fat të tij të keq, gjatë aksionit ai nuk ishte prezentë në zyre

“Unë kam qenë në Dukagjin. Jam informuar nga mediat për aksionin dhe menjëherë kam tentuar që t’i kontaktojë anëtarët tjerë të organizatës, por nuk kam mundur që të flas me ta, sepse nuk iu kanë lejuar përdorimi i telefonave. Kam folë me avokatin Tomë Gashi dhe më ka informuar se bëhet fjalë për bastisje të zyreve”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a ka informacione për marrjen e ndonjë dokumenti në zyret e OVL UÇK-së, Haradinaj ka thënë se EULEX nuk guxon ta bëjë një gjë të tillë, pasi që sipas tij, nuk kanë mandat për të marrë dokumente të organizatës në të cilën ai është nënkryetar.“Nuk guxon EULEX-i me marrë dokumente në zyret e OVL UÇK-së. Kush janë ata me marrë dokumente që nuk ju takojnë atyre. Nuk kanë as mandat e as asgjë për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë Haradinaj.

Nënkryetari i OVL UÇK, ka kritikuar Policinë e Kosovës, që nuk kanë marrë pjesë në aksion me EULEX-in, duke thënë se ata ishte dashur që të jenë prezentë aty.

Vazhdon më tutje duke i quajtur faqezi disa persona, të cilët sipas tij, po dëshirojnë ta bindin botën që Kosova nuk është shtet.

Përmend gazetarin Vehbi Kajtazi, për të cilin thotë se ka ndikuar që të përshpejtohet ky aksion i EULEX-it.

Menu Title