[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

NASA publikon pamje të reja nga ulja e “Perseverance”



 

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA ka publikuar së fundmi një video mahnitëse të Perseverance Rover në momentin e zbritjes në Mars.

Në pamje duken minutat e fundit të zbritjes dhe deri në pikën ku rrotat e robotit takojnë terrenin marsian.Në video shfaqet një vorbull pluhuri dhe zhavorri ndërsa mjeti ulet në dyshemenë e Kraterit Jezero.“Perseverance” u dërgua në Mars e mbushur me kamera, shtatë prej të cilave ishin dedikuar regjistrimit të uljes.

Imazhet e tyre përfaqësojnë reagime jetike për inxhinierët, ndërsa ata kërkojnë të përmirësojnë akoma më tej teknologjitë e përdorura për të vendosur sonda në sipërfaqen e planetit të Kuq./Botapress/

Menu Title