.
×

Napoli huazon Balotellin?



Zyrtarët e Napolit janë të interesuar që gjatë afatit kalimtar të janarit të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Mario Balotelli. Anëtari i kombëtares italiane te Liverpooli u transferua në verën e vitit të kaluar, por nuk arriti të tregojë cilësitë e tij, ndërsa i ka shënuar vetëm dy gola, asnjërin në Ligën Premiere.

Në javët e fundit është spekuluar për një largim të mundshëm nga “Anfield”, por trajneri Brendan Rodgers e ka përjashtuar një mundësi të tillë.

Mirëpo, sipas medieve italiane, agjenti i sulmuesit, Mino Raiola, po përpiqet të bindë zyrtarët e gjigantit anglez që Balotelli te Napoli të kalojë në formë huazimi për gjashtë muajt e ardhshëm. Po sipas medieve italiane, nëse Balotelli huazohet te Napoli, atëherë Liverpooli do të përpiqet të transferojë sulmuesin e PSG-së, Ezequiel Lavezzi.