.
×

Naimi dhe Mihrija puthen publikisht në emision



Janë ndër ato çiftet e estradës dashuria e të cilëve i mbijetoi kohës dhe presionit publik që rrallë lë hapësirë për privatësi.Këngëtarët Naim Abazi dhe Mihrije Braha, kanë arritur që në martesën e tyre ta ruajnë harmoninë dhe këtë e tregojnë edhe në paraqitjet publike që bëjnë bashkë.

Së fundmi ishin të ftuar në emisionin e së dielës në televizionin Top Channel, ku së bashku luajtën lojëra, e sfiduan njëri tjetrin e nga nikoqirët, iu kërkua të ndanin një puthje.

Fillimisht u shkaktuan ca të qeshura në studio, me nikoqirët që brohorisnin “puthe, puthe”, e në fund ata i dhanë njëri tjetrit një puthje dashurie.