.
×

Na u gëzu konaku, na u gëzu shtëpia



 

Dje, më 27.09.2018, në lokalin afarist të Lulzim Maliqit, Zürichbergstr 64, ne Zürich mbretëronte gëzimi dhe hareja. U gëzuan jo vetëm vitrinat por edhe të gjitha skutat e lokalit por më së shumti u gëzuam ne.

U gëzuam sepse në mesin e më së 300 llojeve të verërave anëkënd botës, vitrinave me një krenari të pazakonshme iu bashkuan edhe dy vera me kualitet të lartë ashtu siq quhën ato Riserva. Janë nga (Toskana e Kosovës)- Rahoveci dhe janë si motrat binjake.

Njëra quhët Chardonnay dhe tjetra quhët Cabernet Sauvignon&Vranc.

Të dyja e kanë një emër: PRESIDENT RUGOVA

Quhën kështu, sepse Presidenti Rugova ishte njohësi i mirë i kësaj toke që me plotë gojën e quante Dardania antike. Ai tregonte se ilirodardanët edhe 500 vjet para Krishtit dinin të prodhonin verëra kualitative, e këtë traditë në vazhdimësi e kanë kultivuar prodhuesit e Rahovecit.

Në vizitën e parafundit të Presidentit bërë Rahovecit, ata me plotë mburrje i tregonin për hardhinë e rrushit e Presidenti i preferonte ta quajnë gixhë e rrushit e jo hardhi rrushi.

Zvicra – Zürichu ishte shtëpia e dytë apo rezidenca e Presidentit Rugova, nga këtu Presidenti u nis nëpër botë, të kërkoi miq, të kërkoi ndihmë nga qendrat e vendosjës, që ta ndihmojnë popullin e tijë, popullin e Gjergj Kastriotit e Nënë Terezës. Nga Zürichu fluturoi për në Washington e Bon, Londër, Paris e Vatikan. I gjeti dhe i bëri miq botën më të fuqishme, më demokratike, që sot i kemi në Kosovë. Ruani miqt, ishte amaneti i tijë. Ai që dinë me i ruajtë miqtë edhe Zotin e ka afër.

Në shenjë falënderimi për vizionarin dhe arqitektin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, afaristi Lulzim Maliqi ka bërë këtë investim për këto vera dhe qëllimi i tijë është që këto vera ta përcjellin edhe itinerarin e Presidentit Rugova.

Verërat Chardonnay dhe Cabernet Sauvignon & Vranc, të dyja Riserva janë verëra shumë komplekse të cilat bazën e kanë marrë qysh në fillimin e tyre, pra në vresht. Aty është punuar me kujdes dhe me rendiment minimal diku rreth 5-6 tonë për hektarë për varietetin Chardonnay dhe Cabernet Sauvignon dhe 7- 8 tonë për Vranc. Këto varietete janë ushqyer maksimalisht me minerale dhe rreze dielli të nevojshme.

Chardonay prodhohet me kujdes dhe teknologji të veçantë, fermentimin alkoolik e kryen në temperatura të dirigjuara 13- 15 gradë celsius duke fituar aroma të frutave tropikale dhe pjeshkëve vreshtore.

Ruhët në fuqi bungu duke e bërë verën më komplekse, të harmonishme, të butë dhe të këndëshme gjatë pijës.

Vera Cabernet Sauvignon ka ngjyrë te kuqe intenzive rubini, aromë të frutave të imta malore dhe të biberit të kuq. Kjo verë i ka këto veti dhe karakterizohet si verë me trup të fortë. Më se 16 muaj ka qëndruar në fuqi bungu./BP/