[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Myrvete Haxholli: Ajo dita kur para presidentit Rugova, recitova poezinë “Kongresi i Berlinit”



 

Si sot me kujtohet kur ne nje aktivitet te shkolles fillore, ku musafir ishte presidenti dr. Ibrahim Rugova, dola me recitu poezine “Kongresi i Berlinit”.

Parase me dale te bina, mu dridhshin kembet, gati sa mu ndale fryma prej emocioneve.
Nuk e di as vet si arrita ti kaloj shkallet deri te mikrofoni, por e di se kur me rane dritat syve mu duk se isha perballe te gjithe shqiptareve tek po u rikujtoja nje prej ngjarjeve me te dhimbshme te kombit shqiptare. Sepse keshtu ndiheshim atehere.

Ne fakt isha 11 vjeç, nje nxenese me shume ne shkollen tone te dashur, dhe misioni im i asaj dite ishte vetem te recitoja nje poezi per ndere te prezences se Presidentit.
Isha femije si te gjithe femijet tjere shqiptare te Kosoves, qe frymezoheshim nga historia jone, nga sakrifica e brezave te tere duke u ushqyer cdo dite me force per rezistence dhe mbijetese ne nje regjim qe cdo dite me shume e shfaqte egersine dhe shtypjen ne menyra te ndryshme.

Nga duartrokitjet qe mora ate dite dhe sidomos fakti e te qenit e privilegjuar qe profesoret mi kishin besuar minutat ne ate aktivitet, cdo dite tjeter tutje jam ndier krenare dhe shume e motivuar.

Morali i ketije rrefimi:
Qe nga ajo kohe, ka ndryshuar shumqka ne Kosove. Kemi ndryshuar edhe ne bashke me kohen. Kjo mbase eshte produktive per shume arsye, sepse duhet ti pershtatemi rrethanave qe mund te na favorizojne si shtet dhe si komb.

Por,
Me keto ndryshime sikur erdhi edhe distanca dhe ftohja mes nesh. U larguam me njeri tjetrin dhe ndertuam mure te cilat sot po duken te patejkalueshme.
Sot, me recitu poezi per lirine dhe kombin shqiptare, mbase nuk te rrenqethin sikur dikur,
Me recitu sot “Kongresin e Berlinit” dikujt mund ti duket edhe si perralle.
Por e verteta eshte se rrethanat historike dhe ndjesia qe te japin keto poezi ne kohe te ndryshme eshte e pakrahasueshme.
Ndoshta sepse: liria, demokracia dhe shteti e kan zbehe unitetin dhe atdhedashurine tone.
Kjo nuk eshte dashte me ndodh as ne enderren me te keqe. Ne nuk duhet me harru…!

Menu Title