.
×

Muzaqi i VV’së konfirmon shkarkimin e Aidës në Vushtrri: A i thuhet shefit m…



 

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtarët e degës së këtij subjekti politik në Vushtrri po kërkojnë shkarkimin e Aida Dërgutit nga kryetarja e degës së LVV’së në këtë komunë. Kandidati për kryetar komune nga VV’ja në zgjedhejt e fundit lokale në Vushtrri, Besim Muzaqi ka pranuar për Express se kanë nënshkruar një peticion të tillë. Thotë se ideatorin e partisë nuk guxon ta fyejë askush.
Pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur “mut” Albin Kurtin, kanë vazhduar reagimet e panumërta. Dega e VV’së në Vushtrri ka kërkuar shkarkimin nga kryetari e degës të zonjës Dërguti.

Këtë e ka pranuar për Express, Besim Muzaqi, i cili ka qenë kandidat i VV’së për kryetar në komunën e Vushtrrisë.

“Po është nënshkruar një peticion. Aktivistët tanë janë deklaruar ndaj fyerjes që ka ndodhë. Në vetëvendosje nuk ka ndarje, eksiton vetëm krahu i ideatorit. Zonja Dërguti ka bërë shkelje për të cilën komisiosioni disiplinor pritet që të amrrë vendim”, ka thënë Muzaqi.

Tutje ai ka thënë se Dërguti duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e saja.

“Secili merr përgjegjësinë për vendimet e veta. Ne kemi marrë këtë qëndrim që është e papranueshme si qendër. Por organet e Vetëvendosjes do të jenë ato që do të vendosin. Çfarëdo qofshin masat që i merr kryesia ne si këshillë do t’i respektojmë. Besojmë që përfaqësuesit tanë do të jenë unik”, ka thënë tutje Muzaqi për Express.

E ndërkohë, pas shpërthimit të skandalit në Lëvizjen Vetëvendosje, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur “mut” Albin Kurtin, kanë vazhduar reagimet e panumërta. Përpos në rrjetet sociale dhe nga shumë pika të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë kërkuar nga lideri i partisë, Visar Ymeri, që të merren masa ndaj deputetes Aida Dërguti, një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga Qendra (dega) e Vetëvendosjes në Vushtrri, kryetare e së cilës është Aida Dërguti.