.
×

Mustafë Rugova: Vend për frikë nuk ka, Amerika nuk largohet nga Kosova!



 

Ne muajt e fundit na ka rastis te shohim, te degjojme e te lexojme deklarata, debate, intervista, analiza te gjithfarllojshme, nga vendoret dhe nga te huajt,  ku shume prej tyre na kane merzitur jo pak, sepse jo pak syresh kane qene deshperuese, zhgenjyese, te pakendshme, here here edhe poshteruese.

Sidomos deklaratat e paqarta, me shume te panjohura, te zyrtarve amerikane, kane qene me deshperueset, ngase vetem nga ata nuk kemi pritur te na zhgenjejne. Sidomos deklaratat e Bolton, kane qene shqetesuese jashte mase, por duke i ditur qendrimet dhe pakenaqesite konstante te tij ndaj pavaresise qysh para dhe pas shpalljes se saj, mendoj se nuk duhet t’i marrim seriozisht, sepse ne fund te fundit, Bolton me gjithe ndikimin qe ka, ai nuk eshte Amerika!

Une vete, edhe pse nganjehere e kam perjetuar rende “kthyerjeshpinen” e mbeshtetesve tane, deklarata e tyre nuk i kam marre edhe aq seriozisht, ngase ne Perendim, sidomos ne SHBA, pavaresisht prej autoritetit dhe ndikimit te ndonje personaliteti atje, e ka te pamundshme te ndryshoje, tjetersoje strategjine nacionale te vendit. Eshte fat i mire qe vijat ne harten gjeopolitike, jane percaktuar tashme nga administratat e meparshme te SHBA-se. Pra, eshte fat mbi fate qe ne tashme jemi nen ndikimin e intersit perendimor.

Asnje ide, asnje projekt dhe asgje prej gjeje nuk mund te miratohet pa pelqimin e Amerikes.

Vend per frike nuk ka: Amerika nuk largohet nga Kosova edhe sikur te behet toka e qielli bashke!

Muajve ne vazhdim pritet qe Vija e Teodosit te shenjohet edhe zyrtarisht, e ku shpresoj fort se epilogu ka me qene ne favor tonin. Ne rast se eshte keshtu, e ku une besoj fort, pas kesaj ne do te kemi mundesi t’i rikthehemi detyrave tjera te shtepise, te cilat sigurisht se do t’i bejme me mire, por jo me kete “klase” politike.

Ne kete vit, ne do te kemi edhe zgjedhjet, ku ne rast se vjen nje klase tjeter politike, ne mos shume me e mire, me e mire se mafia e tashme e nentokes kriminale, ka me qene NJEQINDPERQIND./Botapress.info/