[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa u dhuron lule bashkëpunëtoreve për 8 Mars (Foto)



Kryeministri Isa Mustafa duket se ka qënë shumë i kujdesshëm dhe nuk ka harruar të urojë gratë e kabinetit qeveritar dhe ato të kabinetit të tij.

“Me rastin e 8 Marsit, u mblodhëm sot në zyrën time me disa prej pjesëtareve të kabinetit qeveritar, ministret Bajrami dhe Ahmetaj, zëvendësministret Statovci, Hajzeraj, Zogaj dhe pjesëtaret e kabinetit tim në kryeministri Vlora Dumoshi, Mybera Mustafa, Besa Kabashi-Ramaj, dhe asistentet shumë punëtore Dean dhe Edonën. Për shkak të angazhimeve në detyrat e tyre, na munguan ministret Tahiri dhe Hoxha”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa ka bërë të ditur poashtu se u ka dhuruar edhe lule në shenjë respekti për Ditën Ndërkombëtare të gruas.

“Pos urimeve të përzemërta që iu përcolla, biseduam gjatë e gjerë për plotë zhvillime, shumica prej të cilave lidhen me nevojën që gruaja kosovare të ketë rol shumë më determinues në çdo pore të jetës, si garantuese e pazëvendësueshme e progresit të qëndrueshëm në Kosovë. Në fund iu dhurova nga një buqetë lulesh në shenjë respekti duke u uruar 8 Marsin. Urime edhe njëherë të gjitha grave të Kosovës”, ka përfunduar ai.

Menu Title