.
×

Mustafa: Trepçën po e shpëtojmë nga serbët dhe grekët



Kryetari i Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri i në Kuvendit e Kosovës, Muhamet Mustafa thotë se projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike do ta shpëtonte Trepçën nga pretenduesit që kërkojnë hise në këtë kompani. Mustafa në një intervistë për Gazetën Tribuna, thotë se kreditori më i madh pretendues i Trepçës është një kompani greke e cila gjoja ka investuar, ose i ka dhënë kredi Trepçës në vitet 90-ta, kur kjo kompani është uzurpuar nga regjimi i Millosheviqit.

“Më të marrë këto informata nga AKP Komisioni Parlamentar dhe Qeveria me urgjencë kanë marrë masat që të procedohet projekti i ligjit për ndryshimin ligjit mbi NP me të cilin Trepça do të mund të merrte statusin e ndërmarrjes publike dhe në këtë mënyrë nga do të nxirrej nga kompetencat e AKP-së e me këtë edhe të Dhomës Speciale , në mënyrë që Kuvendit dhe Qeverisë , përkatësisht Ministria përkatëse do të vijonin procesin e ristrukturimit dhe transformimit e konsolidimit të saj në pajtim me interesat ekonomike të vendit dhe punonjësve të saj. Kjo iniciativë është diskutuar edhe në mandatin e kaluar, por gjërat kanë shkuar ngathet, me kontroverse dhe paqartësi të duhur, kështu që procedurat në Kuvend ngecen”.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se shumica prej 1300 kreditorëve pretendues janë nga Serbia. Mustafa konsideron se nëse Trepça nuk i kthehet shtetit dhe i jepet ndonjë investitori privat, do ta sillte atë në një proces likuidimi shumë të diskutueshëm pasi do të ngelte nën mëshirën e një bordi që e formojnë kreditorët.

“Kur Qeveria dhe Kuvendi ta marrin nën përkujdesje të tyre zhvillimin e mëtejmë të këtij statusi do të zhvillohen diskutime dhe konsultime me gjithë akterët e interesuar, pastaj ekspertë e afaristë dhe do të aprovohet, besoj me një konsensus të nivelit të lartë strategjia e mëtejme e shndërrimit të Trepçës në një organizatë çfarë duhet të jetë në shërbim të zhvillimit të vendit”