[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa tregon se a ka ambicie për President



Është lakuar disa herë emri i Isa Mustafës si njëri nga pretendentët për postin e presidentit të vendit, temë kjo më aktualja e ditëve të fundit në skenën politike në vend.

Ai sot u dha përgjigje të gjitha spekulimeve rreth tij, duke thënë se në një situatë të tillë, kur partia e tij ka kryeministrit, ai nuk ka ambicie të tilla.

Mustafa madje ka kritikuar edhe analistët e shumtë nëpër studio televizive që kanë lakuar emrin e tij, duke thënë se çuditet se si njerëzit arrijnë në përfundime të tilla logjike ose jo logjike.

“Vet fakti që thash se në këtë mandat LDK nuk synon presidentin, në këtë situatë ne e kemi qeverinë, e kemi zotëri Hotin kryeministër, nuk kemi ambicie, unë në asnjë rast nuk e vë ambicien time para interesit që ta ka kemi zotëri Hotin kryeministër dhe me askënd nuk bëj pazare të tilla”, tha Mustafa.

Menu Title