[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE



Botapress 6 Qershor – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka  reaguar pasi Qeveria Hoti ka hequr reciprocitetin me Serbinë. Mustafa tha se ky vendim për heqjen e pengesave për dialog është vendim i guximshëm, shkruan Botapress

Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë: Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që qon në njohje reciproke ndermjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.

Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM

Menu Title