[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa premtim menaxhmentit të Trepçës që do të bëjë hapa në zhvillim e kombinatit



Menaxhmenti i Trepçës dhe sindikatës në ditën e fundit të “Javës së Minatorëve”, kanë ardhur në Qeverinë e Kosovës ku janë pritur nga kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Ahmet Tmava – drejtor menaxhues i Trepçës ka kërkuar në ligji për Trepçën të funksionalizohet sa më shpejt në mënyrë që kombinatit t’i hapet rrugë për investim që sipas tij është tejet e domosdoshme, njofton Klan Kosova.

Ai ka deklaruar se gjendja në miniera nuk është shumë e mirë prandaj duhet që sa më shpejtë të merren hapa konkret për investime. Gjithashtu është kërkuar që edhe përzgjedhja e  bordit të ndërmarrjes që do t’i hapte rrugë edhe nxjerrjes së statusit për kombinat.

Kurse Mustafa ka thënë se e gjitha do të bëhen shumë shpejt se edhe Qeveria e Kosovës e përkushtuar që ashtu siç e shpëtoi Trepçën nga likuidimi dhe do të bëjnë hapa tjerë konkret që ajo të zhvillohet sa më shumë.

Menu Title