[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa për Bulliqin: Ai është shkaktar që Kosova nuk ka liberalizim të vizave



Botapress 2 Dhjetor  – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se Shpejtim Bulliqi ka qenë shkaktar që sot Kosova nuk e ka liberalizimin e vizave.

Mustafa në emisionin televiziv Rubikon, u shpreh i bindur që Bulliqi ka qenë shkaktr për mosliberlizim të vizave.

“Jam shumë i bindur që po, edhe Bulliq edhe disa të tjerë që akoma janë LDK dhe disa të tjerë që me një këmbë janë në LDK dhe me një tjetër jashtë LDK-së. Tash unë nuk po i cilësoj si emër, mirëpo ata janë deklaruar kundër, sepse po të votonin deputetët tanë ne e kalonim demarkacionin dhe e kishim liberalizimin e vizave”, u shpreh Mustafa në Rubikon.

Derisa shton, se Vjosa Osmani ka qenë përkrahese e Bulliqit.“Sa për Osmanin nuk mund ta them, se ajo nuk e ka drejtuar këtë proces, por ajo atëherë e ka përkrahur zotri Bulliqin dhe më ka kritikuar mua se nuk po e kuptoj se çka po thotë Bulliqi”, shtoi Mustafa.

Menu Title