.
×

Mustafa ngushëllon Merkelin për vdekjen e ish-presidentit gjerman



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Presidentit Federal Gjerman, Roman Herzog, i ka shprehur ngushëllime Kancelares Angela Merkel dhe popullit gjerman.

Duke shprehur ngushëllimet e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rolin e ish-Presidentit Herzog në fuqizimin e rolit të Gjermanisë, me theks të posaçëm në marrjen e përgjegjësive ndërkombëtare, në një periudhë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Gjermania në kohën kur Roman Herzog ishte President Federal dha një kontribut shumë të çmuar për lirinë e Kosovës, duke ofruar përkrahje të pakursyer edhe për popullin e Kosovës në momentet më të vështira të ballafaqimit me terrorin shtetëror dhe ushtarak të Serbisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.