.
×

Mustafa: Mirë që ra Qeveria, keq që Haradinaj u ftua përsëri në Hagë



Botapress 19 Korrik – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Botapress.info

Mustafa ka thënë  se LDK vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, por beson fuqishëm se lufta e UÇK-së, është e pastër.

Ai po ashtu ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje, shkruan Botapress.info

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarë të nderuar, LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndodhë për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës.

Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe poashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe.”