.
×

Mustafa mbledh kabinetin qeveritar, a do të diskutohet cilësia e miellit dhe zgjedhja e drejtorit të PTK-së?



Kryeministri Isa Mustafa do të mbledh sot kabinetin e tij qeveritar, në të cilin pritet të merren si rëndomë disa vendime.

Por, a do të jetë cilësia e miellit dhe zgjedhja e drejtorit të PTK’së për të cilin proces shprehu publikisht mospajtimin e tij, mbetet të shihet.

Më 20 shkurt, Kryeministri Isa Mustafa kishte thirrur në takim drejtorin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari nga i cili kishte kërkuar sqarime në lidhje me raportimet mbi cilësinë e grurit dhe mbi nivelin e kontrollit si në kufi ashtu edhe në depot në vend.

Po ashtu, Kryeministri Mustafa i ka kërkuar atij që menjëherë të themelohet një komision i pavarur me profesionistë, të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur. Mostrat duhet të dërgohen në institute kredibile shkencore në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që të sqarohen dyshimet e ngritura dhe të sigurohemi që qytetarët e Republikës së Kosovës konsumojnë produkte të cilësisë më të mirë dhe të pranueshme me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryeministri ka kërkuar informacion nga Administrata Doganore e Kosovës për mënyrën dhe procedurat e importimit të drithërave të importuara.

Mbledhja e pesëmbëdhjetën me radhë e Qeverisë fillon në ora 09:00

Ndryshe sot Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë takohet me anëtarët e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. Takimi mbahet në ora 13:00./Politiko.net.