.
×

Mustafa: Letra e VV-së më përngjau më shumë në një ese



Botapress 18 Janar – Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.Letrën e fundit të liderit të këtij subjekti, Albin Kurti, ai e ka cilësuar një “ese ideologjik”. Ndërkaq koalicionin eventual me këtë subjekt, Mustafa e cilëson të nxitur, jo nga afërsia programore, por nga nevoja për ndryshime.

Megjithatë, Mustafa thotë se e konsiderojnë me prioritet koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen, ndonëse nuk ka dhënë shenja të tërheqjes nga kërkesa për ta marrë pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të cilën aktualisht e mban Glauk Konjufca nga VV-ja.

Koha.net: Z.Mustafa, tashmë edhe ju, por edhe VV-ja, i keni bërë të ditura pozicionet, Letra e fundit e Kurtit a mund të prodhojë marrëveshje, apo fund të negociatave?
Mustafa: Letra më përngjau më shumë në një ese ideologjik sesa përgjigje në propozimin tonë, të cilin me kërkesën e tyre ua prezantuam më 8 janar, dhe poashtu me kërkesën e z. Kurti ua përcollëm me shkrim më 15 janar.Koha.net: Përpjekja për një koalicion të tillë doli më shumë si rezultat i presionit publik se sa i vullnetit të të dy subjekteve. A duhet t`i nënshtrohen partitë presionit publik, apo përcaktimit programor?

Mustafa: Koalicioni me VV-në ka lindur si vullnet politik. Por ky vullnet duhet të menaxhohet nga secili subjekt e jo përmes presionit publik dhe mediatik. Sepse koalicioni nuk është detyrë dhe as detyrim por shprehje e mirëbesimit reciprok si dhe e besimit se bashkërisht mund të implementohet një Program qeverisës, i cili i shërben Kosovës.Intervistën e plotë mund ta lexoni tek koha.net.