[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa i reagon Lajçakut: Shteti i Kosovës është Bibël, nuk ndryshohet as shteti as Kushtetuta!



Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklarimeve të dërguarit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak se “Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe mund të ndryshohet”.

Në një deklaratë për “KOHËN”, Mustafa e ka cilësuar këtë koment si “të pamatur dhe të pavend”.

“Vlerësoj se deklarata se Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël që s’mund të ndryshohet është e pamatur dhe e pavend. Nëse Kushtetuta nuk është Bibël sipas Lajçakut, atëherë shteti i Kosovës është Bibël për qytetarët e Kosovës. Asnjë zgjidhje që e bën jofunksional shtetin tonë nuk duhet të pranohet”, ka thënë Mustafa.

Ai ka shtuar se marrëveshja për Asociacionin duhet të bëhet në bazë të zotimeve të vitit 2013.

“Marrëveshjet për Asociacionin përcaktojnë se ai themelohet në bazë të ligjeve të Kosovë. Bile, Marrëveshja për parimet e vitit 2015 parashihte që akti i Qeverisë për themelimin e Asociacionit si dhe çdo ndryshim i Statutit i nënshtrohet vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo tani nuk vlen, sepse Gjykata ka thënë që Asociacioni themelohet vetëm sipas Marrëveshjes së parë të vitit 2013. E kemi edhe zotimin e Mogherinit në vitin 2015 se pikëpamja e BE-së është se Asociacioni nuk është pushtet i tretë dhe nuk ka kompetenca ekzekutive”, theksoi tutje ai.

Krejt në fund kryetari i LDK-së, tha se “Kosova nuk ka nevojë të ndryshojë qëndrimet, ashtu siç ndërrohen njerëzit në BE”, percjelle Botapress.

Menu Title