[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Hiqen vijat e kuqe me PDK-në, për shkak të Gjykatës Speciale, bisedimeve me Serbinë e Covid 19



 

Botapress, 27 Shtator – Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, të shtunën foli për heqjen e vijave të kuqe me partinë e Kadri Veselit. Deklaratat e tij u kritikuan sidomos nga ish-partneri i koalicionit, Vetëvendosje.
Mustafa thotë se në kohën kur Kosova po ballafaqohet me akuzat e Gjykatës Speciale, bisedimet në Uashington e pandeminë COVID-19, është e pakuptimtë të mos kërkohet bashkëpunim në skenën politike, shkruan Gazeta Express
Lideri i LDK’së po e sheh të nevojshëm bashkëpunimin ndërmjet partive politike.
Arsye për heqjen e vijave të kuqe për PDK’në, Mustafa po i liston sfidat e tanishme të Kosovës, si dilogu me Serbinë, pandemia COVID-19 e aktakuzat e Speciales kundër ish-ushtarëve të UCK’së.
Në një përgjigje për Gazetën Epress, Mustafa ka deklaruar se në rrethana të tilla është e pakuptimtë të mos kërkohet bashkëpunim.
“Në rrethanat kur po ballafaqohemi me pandeminë dhe nevojën që bashkërisht ta fitojmë këtë betejë; Kur po zhvillohet dialogu në ëashington dhe në Bruksel për përmbyllje të marrëveshjes me njohje reciproke; Kur ka filluar procedimi i aktakuzave nga Gjykata Speciale kundër pjestarëve të UÇK-së për dyshime për krime të luftës, është e pakuptimtë që në të mos kërkojmë gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunim”, ka deklaruar i pari i LDK’së.
Ai thotë se për zgjidhjen e këtyre problemeve duhet bashkëpunim ndërmjet partive politike dhe liderëve të tyre.
“Asnjërin prej këtyre problemeve akute nuk e zgjidhim duke mbajtur diskomunikim dhe duke mos bashkëpunuar si subjekte politike dhe si liderë të këtyre subjekteve”, deklaron Mustafa.
Kreu i LDK’së thotë se problemet e vendit nuk zgjidhen me politika populliste, me të cilat nuk ofrohet zgjidhje.
“Mua, por jam i bindur, se edhe LDK-në na rëndon problemi i Kosovës, i cili as sot dhe as në të ardhmen nuk tejkalohet me politika populliste e qasje kritizere, pa ofruar asnjë zgjidhje. Në kohë të vështira për vendin duhet të gjejmë zgjidhje që na bashkon dhe na forcon”, ka thënë Mustafa.

Deklaratën e Mustafës për heqjen e vijave të kuqe për PDK’në, kreu i VV;së, Albin Kurti, sot e ka quajtur qesharake.
Sipas tij, këto dy parti ka kohë që funksionojnë në sinkron.
Madje, ai ka thënë se edhe po të bëhen bashkë, VV do t’i mundë në zgjedhjet e ardhshme.
Albulena Haxhiu nga VV ka thënë se heqja e vijave të kuqe nga LDK’ja për PDK’në është ditur që në muajin mars.
Ajo deklaroi se kjo po bëhet për të ikur nga zgjedhjet.

Menu Title