.
×

Mustafa: Festa e Bajramit të sjellë paqe dhe harmoni



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa i përgëzoi qytetarët e vendit me rastin e festës së Bajramit të Vogël. Në vijim, po e japim, mesazhin e Kryetarit Mustafa:

Ja mesazhi i urimit të liderit  Mustafa

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Zonja dhe Zotërinj

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të përzemërta për festën e Bajramit të Vogël – Kurban Bajramit, e cila simbolizon ditën e   sakrificës për të mirën, për paqen dhe lumturinë e të gjithë njerëzimit, pa dallim etnie, race e besimi.

Bajrami i Vogël është festë e besimit në Zotin, festë e  mirëkuptimit dhe e dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Uroj që kjo ditë t’ju sjellë paqe dhe harmoni të gjitha familjeve të vendit tonë.

Po ashtu, dëshiroj që së kjo ditë e shënuar të na e rikthejë vëmendjen edhe me shumë kah ata që jetojnë në skamje dhe që kanë nevojë për dorën e solidaritetit tonë, që presin kujdesin e shoqërisë dhe të institucioneve të Kosovës.

Dhëntë Zoti që vendi ynë, Republika e Kosovës, si gjithnjë deri më tani, të kremtojë edhe në të ardhmen në harmoni dhe në dashuri, në paqe me vetveten dhe me botën mbarë!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë e vendit tonë!

Urime dhe me fat Bajrami!