.
×

Mustafa: E ardhmja e Trepçës në pronësi publiko-private



Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, në emisionin “Rrokum Roll” me Fidan Jupollin në TV Rrokum, ka thënë se Trepça nuk do të jetë ndërmarrje shoqërore.

Sipas tij, Trepça do të adresohet me një ligj të veçante, për shkak të interesit të saj publik dhe strategjik.

“Trepçës i duhet një investim i madh, ngase sot shet gjysmë-produkt, prandaj në të ardhmen ky investim ka me ndryshua”, ka theksuar Mustafa.

Sipas tij, studimi i fizibilitetit që do të përgatitet brenda disa muajve, do të tregojë se çfarë do të ndodhë më tutje për Trepçen.

Mustafa ka theksuar se për Trepçën s’kemi nevojë të diskutojmë me Serbinë, ngase ajo i takon Kosovës, por megjithatë thotë se Trepça do të jetë në pronësi publiko-private! /Rrokum/