.
×

Murtezaj: Vonohet krijimi I institucioneve, vonohet edhe procesi I liberalizimit të vizave



Në një deklaratë për “Botapress”, Valon Murtezaj nuk përjashton faktin se vonesat e deritanishme për krijimin e institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 8 qershorit, janë rezultat I papjekurisë politike.

 

Lirie Hajdari-Botapress 6 shtator 2014

Në kohën kur Kosova gjendet para procesve të rëndësishme integruese, institucionet e saj janë jofunksionale tash e pesë muaj. Kjo gjendje padyshim se reflekton në zvarritjen e integrimeve që Kosova ka synim parësor. Një situatë tillë “amullie” ndikon negativisht në të gjitha fushat, përfshirë këtu zhvillimet politike, zhvillimin ekonomik, që janë bazamenti i qëndrueshmërisë së një shteti, fusha këto që ndërlidhen edhe me aspektin e integrimit.

Kriza politike në vend reflekton edhe në procesin e liberalizimit të vizave, derisa Kosova edhe më tutje mbetet një vend i izoluar pikërisht për shkak te neglizhencës së vazhdueshme të institucioneve tona. Se gjendja aktuale në vend ndikon edhe në procesin e liberalizimit të vizave e konfirmon edhe  njohësi I zhvillimeve politike Valon Murtezaj. Në një deklaratë për “Botapress”, Murtezaj nuk përjashton faktin se vonesat e deritanishme për krijimin e institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 8 qershorit, janë rezultat I papjekurisë politike.

 

schenge-an-p3“Vonesat në krijimin e institucioneve tregojnë papjekurinë politike dhe të kulturës demokratike. Në demokracinë parlamentare votat në parlament janë përcaktuese për krijimin e institucioneve”, tha Murtezaj për “Botapress”. Ai është I vetëdijshëm me vonesat në krijimin e instituiconeve të Kosovës  padyshim se shkakton vonesa edhe në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. “ Gjithçka lidhet me institucionet, pra edhe procesi i integrimeve europiane, dhe liberalizimit të vizave”, u shpreh Murtezaj për “Botapress”.