[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Muhaxheri: Shpend Ahmeti derdhi lot për propagandë, të kam njohur për njeri tjetër



Ish-anëtari i Vetëvendosjes tani koordinator i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos kujdesin e familjes të fëmijëve që u mbytën në gropën e lagjes Kolovica.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Prishtina nuk meriton një kryetar si Ahmeti pasi është një gënjeshtar ordiner.

Ky është postimi i plotë:

Shpend për njëri tjetër të kam njohur

Kam besuar në sinqeritetin tënd kam besuar edhe në lotët e tu që ti do te ju qendroje pranë familjes që humbi dy fëmijë për shkakë të papërgjegjshmërisë tuaj.

Kaluan sa muaj dhe familja nuk mori kujdesin e tuaj ndonëse e kishit premtuar edhe publikisht.

Sot nuk dua ta besoj se je një genjeshtar ordiner, nuk dua ta besoj qe edhe lotet te dulen per propagand.

Shpend, sot baba i dy femijeve qe kane vdekur ne gropen e Kolovices tha qe Shpendi me ka taku veq per kamera.

Kam besuar se je ndryshe nga shokët tu, kam besuar se Prishtina dhe qytetaret e saj te kane merituar por sot e kam kuptuar qe ti jo vetem qe nuk je ndryshe nga shoket tu por edhe Prishtina nuk e meriton nje kryetar si ti.

Menu Title