.
×

Muhaxheri: Arban Abrashi meriton të jetë kandidat për kryetar të partisë dhe për Kryeministër



Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur dje rreth Kuvendit Zgjedhor të LDK-së qe do të mbahet të shtunën me 3 gusht e që pritet të zgjidhet edhe Kryetari i ri i kësaj partie.

Muhaxheri në Tv Dukagjini ka thënë se gara për Kryetar do të jetë e hapur ku pritet të kandidojnë dy e ndoshta edhe tre kandidatë.

Emra të shumtë janë përfolur se do të kandidojnë për Kryetar e në mesin e tyre edhe deputeti Arban Abrashi i cili ishte kandidat i LDK-së për Kryetar të Prishtinës.

Ai ka folur edhe për kandidaturën e mundshme të Arban Abrashit për Kryetar të LDK-së.

Muhaxheri ka thënë se një kandidat që ka fitu dyfish më shumë vota se partia në Prishtinë, nuk mundet me u injoru.

“Në mbledhjen e Kryesisë unë kam thënë që një kandidat që ka fituar dyfish më shumë vota se partia në Prishtinë, nuk mundet me u injoru as për kandidat për Kryetar të partisë as për Kryeministër”, u shpreh Muhaxheri.

Ai ka thënë se Arban Abrashi ka shancën në mbledhjen e kryesisë së LDK-së që do të mbahet sot që të shpreh kandidaturën e tij për Kryetar të partisë.