.
×

Muharrem Svarqa uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit



Me rastin e festës së Kurban Bajramit kryetari i Ferizajt uroi të gjithë besimtarët e besimit mysliman për këtë festë, duke uruar paqe, solidaritet , harmoni dhe shëndet.

Të dashur qytetarë të komunës së Ferizajt ,ju uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirat më të mira për mirëqenie ,për kultivimin e ndjenjës së humanizmit ,solidaritetit dhe të rregullimit më të thellë të marrëdhënieve ndërmjet nesh, që së paku në këtë ditë flijimi dhe sakrifice të tregohemi solidarë . Së paku këto ditë të harrojmë stresin dhe armiqësitë,të zbusim marrëdhëniet mes nesh,që të përmbushim dhe realizojmë misionin e ardhjes sonë në këtë botë,që të jemi në shërbim të njëri- tjetrit dhe në shërbim të qytetarëve tan, tha me rastin e urimit të kësaj feste kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa.