.
×

Muharrem Sfarqa përfaqëson LDK-në në Konventën e CDU-së në Koln



I ftuar në këtë konvent ëshë edhe Isa Mustafa lider i LDK-së dhe kryeministër i cili pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel

L. Hajdari- Bota pres

Kryetari i Degës së LDK-së e kryetari i komunës Muharrem Sfarqa do të përfaqësojë LDK-në në konvektën e CDU-së që do të fillojë nesër në Koln të Gjermanisë. Bashkë me Sfarqën në këtë kovnentë do të jetë edhe Valon Halimi kryetar i Degës së LDK-së për vendet e Beneluksit.
Burime të Bota press-it brenda LDK-së njoftojnë se në këtë takim është i futar edhe Isa Mustafa, lideri i LDK-së dhe kryeministër i Kosovës i cili do të ketë edhe një takim me kancelarin Angela Merkel.