.
×

Muhamet Hamiti (LDK): Vijë e kuqe është kufiri, me aventura rrezikojmë shtetin (Video)



Botapress, 8 Shtator – Kandidati i LDK-së për deputet, Muhamet Hamiti, ka thënë se i ka hyrë garës me besimin se do të zgjedhet deputet dhe se nuk synon ndonjë post qeveritar.
“Dua të jem përfaqësues në Kuvend dhe të shërbej qoftë në komision e Jashtëm apo edhe për Arsim”, ka thënë Hamiti, njofton Klan Kosova.
Kurse se çfarë vija të kuqe duhet të vë Qeveria e re, në rastin se ajo drejtohet nga LDK, Hamiti është përgjigjur: “Parapëlqej të flasë për vija të kuqe. LDK beson në shtetin e pavarur të Kosovës, shtet në kufijtë aktual dhe sovranitet i cilit që nuk do të hollohet tutje me koncesione të mëdha”.
“Koncesione kemi bërë me Ahtisaari – ky ka qenë koncesioni ynë më i madh. Me aventura për kufij e rrezikojmë shtetin”.