.
×

Muhabere Krasniqi, këngëtarja nga Kaçaniku që i këndon Ibrahim Rugovës!  



Nuk jam e politizuar por i përkas Rugovizmit dhe tradites Rugoviane dhe nuk më pengon fare në profesionit tim prej këngëtareje, thotë Muhabere Krasniqi për Bota press.

 

Bisedoi Doruntina Ademaj

 

 

Ajo është këngëtare por me krenari I thotë vetes së është edhe Rugoviste. Megjithëse ka kërcënime për simpatinë dhe përkrahjen që jep figurës dhe personalitetit të presidentit Ibrahim Rugova, ajo nuk ka frikë dhe nuk do të ndalet. Madje thotë se së shpejti do të inçezojë një këngë të re për presidentin Ibrahim Rugova dhe për Arbëreshët. “Të jesh Rugoviste dhe të ndjekësh rrugën Rugoviane është nder dhe krenari sepse Dr.Ibrahim Rugova ka qenë një personalitet me përmasa ndërkombtare ,një lider i pa kontestueshëm që diti me urtësi ,mençuri ,maturi dhe guxim të na udhëheqë deri në fitore” thotë këngëtarja Muhaberë Krasniqi në një intervistë ekskluzive për Bota press.

Muhabere Krasniqi është këngëtarja që është rritur në frymën e lirisë e sakrificës për liri në Grykën e Kaçanikut.

Këngën e ka profesion dhe dëshira e talenti për muzikën e mban gjallë dhe e fisnikëron shpirtin e saj për muzikën burimore shqiptare

10517306_895515733811935_9025150020436938249_o

Botapress: Për fillim a mund të na tregoni pak për biografinë tuaj. Kush është këngëtarja Muhabere Krasniqi?

 

M.Krasniqi:  Jam e lindur dhe e rritur në Kaçanik ,kam të mbaruar shkollën e Lartë Kimi-Fizik në Prishtinë .Qysh nga mosha 8 vjeçare mirrem me muzikë , Jam pjesmarrëse e shumë festivaleve , koncerteve si dhe në shumë aktivitete të pa numërta në lëmin e kulturës e sidomos të muzikës.Për të rrëfy për biografin time duhet shumë kohë ,por unë po i ceku disa më të rëndësishmet. Do ta veçoja festivalin e atëhershme Krahinor që është mbajtur në Kaçanik ku unë isha 12 vjeçare dhe zura vendin e parë .

Pastaj në një festival tjetër në Stamboll me 1993 Me 1997 mora pjes në festivalin e madhë gjithëkombëtar në Sarandë me një konkruencë shumë të madhe unë u shpërbleva me vendin e parë , si dhe pjesmarrëse e rregullt e Festivalit Kosovarja Këndon në Ferizaj dhe festivale tjera të shumta .Përmes këngës njoha shum kultura , shumë vende të botës që më ka lënë mbresa të pa harruara dhe kjo më bënë çdo her të ndjehem e lumtur.

 

10547537_860532180643624_3730138476492384782_n

                                                                                                                                     Unë mirrem me muzik dhe jetoj prej muzikës

 

Botapress: Çka është muzika për ju, profesion apo talent? Në fakt a jetoni prej muzikës?

 

M.Krasniqi:  Muzikën e kam profesion pasi i tërë aktiviteti i im kulturor është i orjentuar në muzikë e posaçërisht në këngë .Ndërsa për sa i përket talentit pasi e kam profesion edhe talenti nuk më mungon sepse ambiciet për muzikë i kam pasur që nga fëmijërija që kjo është vrejtur nga njerzit e profesioneve të muzikës.Pra unë mirrem me muzik dhe jetoj prej muzikës.

 

Botapress: Cilit zhanër i takoni në muzikë dhe cilat janë sukseset e tuaja në muzikë,(sa këngë sa albume etj)

 

M.Krasniqi:  I takoj zhanrit popullor por nuk i përjashtoj edhe zhanret tjera të muzikës .Për sa i përket sukseseve i kam përfshi disa prej tyre në biografin time në fillim . Deri më tani kam dy albume ,albumi i parë titullohet „Ngrihunu djema ngrihuni trima“ i promovuar me vitin 1992 ,ku përmban 7 këngë .Si dhe albumi i dytë në vitin 1996 „Vajzat shqiptare „ ku përmban 8 këngë .Dhe shumë këngë tjera të inqizuara sipas kohës dhe situatave të ndryshme .

 

250436_942544029109105_1451533830665474457_n

                                                                                                                                          Vlerat janë shëndrruar në antivlera

 

Botapress: A është shndërruar muzika në një biznes komercial dhe sa e dëmton artin burimor komercializimi i muzikës burimore shqiptare?

 

M.Krasniqi:  Është për keqardhje se jo vetëm muzika por këto vitet e fundit në Kosovë çdo gjë e ka humbur vlerën .Pra vlerat janë shëndrruar në antivlera .Por më së shumti në këtë drejtim ka pësuar muzika , pra kënga që këndohet .Dhe e gjith kjo është bërë për interesa komerciale dhe me plot të drejt mund të them se edhe muzika është shëndrruar në biznes .Këtu një rol negativ po e luajn edhe mediat sidomos televizionet dhe radiot që kjo u pa edhe këtë vitë. Nëse ke para nuk luan rol edhe pse nuk dinë të këndosh , je e pranuar në media bile je edhe e avancuar sepse për media më e rëndësishme është paraja e jo kënga e mirëfillt shqipe , dhe kjo ka bërë që shumë këngëtar-e me vlera të mos jen të pranishme nëpër këto media .Prandaj ky komercializëm me të madhe e ka dëmtu artin muzikor ,ku muzika burimore shqiptare është bastardu dhe është shëndrruar në tallava dhe në kiç muzik .

 

 Botapress: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj me të cilët krijoni këngët tuaja?

 

M.Krasniqi:  Bashkpunoj me shumë bashkëpuntorë nga Kosova ,Shqipëria dhe Maqedonija .Por ka këngë që frymzohem dhe inspirohem vetëvetiu për ta kriju tekstin .

 

10923563_972651016098406_8627202001088140443_n

                                                                                                       Të jesh Rugoviste dhe të ndjekësh rrugën Rugoviane është nder dhe krenari

 

 Botapress: Jeni këngëtare por paksa “e politizuar”. Postoni fotografi me dy gishta (simbole të LDK-së) pëlqeni dhe jeni fanse e Ibrahim Rugovës! A ju pengon kjo në karrierën tuaj?

 

M.Krasniqi:  Unë mendoj se ngritja e dy gishtërnjëve nuk simbolizon LDK-në sepse ne qysh para formimit të LDK-së në protesta kundër presionit , dhunës, plaçkitjes ,vrasjeve që i bënte regjimi i Millosheviqit i kemi ngritur dy gishtrinjët dhe kjo simbolizonte shkronjen V që ka kuptimin Viktoria –Fitore .Nuk jam e politizuar por i përkas Rugovizmit dhe tradites Rugoviane dhe nuk më pengon fare edhe pse kam pasur dhe akoma kam kërcënime të ndryshme nëpërmjet rrjeteve sociale për të mos shpërndarë fotografi dhe tekste për  Dr.Ibrahim Rugovën ,por jam shumë konkrete dhe atë që e ndijë në zemër dhe shpirt çdo her e themë si nëpër rrjete sociale ashtu edhe nëpër mediumet e ndryshme elektronike ,sepse çdo her e mbrojë të vërtetën edhe pse për shum kend është e hidhur.

Të jesh Rugoviste dhe të ndjekësh rrugën Rugoviane është nder dhe krenari sepse Dr.Ibrahim Rugova ka qenë një personalitet me përmasa ndërkombtare ,një lider i pa kontestueshëm që diti me urtësi ,mençuri ,maturi dhe guxim të na udhëheqë deri në fitore ,ku pas vdekjes menjëher është ndier një vakum që sot jemi qysh jemi është krijuar një mish mash politik nuk dihet kush çka bën secili kokë në vete ku këto pasoja po i ndien populli i mjerë .

 


muhabere kr

                                                                                                                                      Do të inçezoj një këngë për Ibahim Rugovën

 

 

Botapress: A këndoni me dëshirë këngët për Ibrahim Rugovën? A keni këngë tuajën për liderin historik të shqiptarëve?

 

M.Krasniqi:  Të gjitha këngët i këndoj me dëshirë me shpirt dhe zemër ,ashtu siç e kam kënduar këngën kushtuar Kushtetutes së Kosvovës që u aprovu në Kaçanik , Flamurit Kombëtar ,Bashkimit Kombtar dhe këngë kushtuar dëshmorëve të kombit. Kam pas nderin edhe për Dr.Ibrahim Rugovën të inqizoj një këngë që e kam ndier vehten shumë të lumtur dhe kur e këndoj e përjetoj ashtu siç e kam këndur në fushtat zgjedhore për LDK-në kur ishte kryetari Dr.Ibrahim Rugova. Edhe pas vdekjes kam vazhduar në shumë fushata elektorale të LDK-së pa asnji kompenzim material,kët e kam bërë vetëm për nder të Dr.Ibrahim Rugovës.

 

Bota press: Cilat janë planet tuaja në fushën e muzikës

 

M.Krasniqi:  Mendoj së shpejti ti bëj dy video klipe një për këngën kushtuar Arbreshëve dhe Këngën kushtuar Dr.Ibrahim Rugovës .Gjithashtu do të mundohemqë sa më shumë t’ju sjelli këngë të reja për adhuruesit e këngës sime .