[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

MSH jep detaje për pacientët e infektuar, sot lirohen 4 të shëruarit



Të mërkurën do të lirohen katër persona të cilët kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive me koronavirus. Sipas raportit 24 orësh ata janë shëruar plotësisht. Ndërsa, 11 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi:

Nga 58 pacientë të infektuar me Covid 19:

46 raste janë në gjendje stabile

11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient, i cili është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot do të lirohen nga klinika 4 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.

Menu Title