.
×

MPJ flet pas deklaratave të Agnesa Vuthajt se po lobon në Nigeri



Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj, përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se është duke punuar fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, gjë që sipas saj nuk ka arritur ta bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President.

E për këtë përpjekje të saj, Insajderi ka kontaktuar me Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë që MPJ-ja nuk është dijeni për këtë angazhim të modelës Agnesa Vuthaj, mirëpo e vlerëson shumë vullnetin e shprehur per t’i shërbyer vendit.

”MPJ, aktivitetin e vet e zhvillon ne linje zyrtare, ndërsa e vlerësojmë angazhimin e secilit qe jep kontributin e vet pozitiv ne këtë drejtim. Sa i përket pyetjes tuaj, jo, nuk kemi qene ne dijeni per këtë angazhim, pasi qe s’ka pasur koordinim me neve, përkundër faktit qe e vlerësoj shume vullnetin e shprehur per t’i shërbyer vendit”, ka thënë Zyberaj