.
×

MPB: Qytetarët sot mund të nxjerrin letërnjoftime



Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së do të punojnë sot (më 30 shtator 2018), kështu që qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftime.

Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha sektorët rajonalë për punë administrative pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

“Sot në ditën e referendumit Sektori për punë administrative do të punojnë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00”.

Në Maqedoni sot mbahet referendumi në të cilin qytetarët duhet të deklarohen në lidhje me pyetjen e referendumit e cila është “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes me Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”.

Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.806.336 votues. Gjithsej do të votohet në 3.748 vendvotime të cilat do të jenë të hapur nga ora 7:00 deri më orën 19.