.
×

Mourinho vjen me një deklaratë befasuese për Juventusin dhe Ronaldon



Mourinho sot ka folur për ekipin e Juventusit të cilin e quajti si më të madhin në botë. Por, ai nuk la pa përmendur edhe Ronaldon të cilin gjithashtu e etiketoi si më të mirin në histori.

Mourinho e drejtoi Interin drejt tripletës në fillim të karrierës së tij, ndërsa tani me Man Unitedin, ai raportohet se ka krijuar raporte të mira me Ronaldon që prej kohës së tyre në Real Madrid.

”Nuk më pëlqen kjo konferencë për shtyp. Nuk më pëlqen të flasë për individët”, tha Mourinho kur u pyetë për Paul Pogban.

”Nuk dua të flasë për mediat spanjolle sepse ata janë të interesuar vetëm te Real Madridi dhe Ronaldo”.

”Jam i lumtur këtu dhe synoj ta përmbyll kontratën time. Gjithçka që jam duke menduar është Man Unitedi”.

”Mendoj se Cristiano Ronaldo është ndër më të mirët në histori si dhe nesër do të përballemi me njëren prej skuadrave më të mira në botë”, tha Mourinho.