.
×

Mourinho: Pse të gjithë jeni kundër Chelsea?



Trajneri Jose Mourinho, ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj gjyqtarit të ndeshjes Southampton – Chelsea, Anthony Teylor, duke pretenduar në një penallti të mos akorduar ndaj skuadrës së tij, në momentin e rrëzimit të Cesc Fabregas në zonën e vendasve, ndërsa ky i fundit, u ndëshkua për simulim.

“Kemi humbur dy pikë në një ndeshje ku ekzistoi një penallti, dhe Fabregas, jo vetëm që nuk mori penalltinë që ekzistoi, por u ndëshkua edhe me karton të verdhë”, deklaroi Mourinho.

“Do të ishte e lehtë që gjyqtari të shkonte dhe të shikonte në ekran edhe një herë atë që ndodhi, duke e pranuar gabimin dhe shfuqizuar kartonin në Fabregas”.

Portugezi në vazhdim të deklaratës, përmendi edhe ndeshje tjera, ku pretendon se është dëmtuar skuadra e tij, ndërsa shton se pozicionimi në vendin e parë, është plotësisht i merituar./Indeksonline/