.
×

Mourinho: Ja pse Guardiola s’ka flokë



Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola nuk kënaqet në futboll dhe për këtë arsye nuk ka flokë.

Edhe pse vazhdimisht insiston se e respekton Pep Guardiolën, Jose Mourinho vazhdon të ketë përplasje me ish rivalin e tij nga Barcelona, aktualisht në drejtim të Bayern Munichut.

Menaxheri i Chelseas raportohet se pati një debat të nxehtë me Guardiolën edhe në forumin e fundit të trajnerëve të UEFA-s.

Dhe, “El Confidencial” ka publikuar një pjesë të asaj që dyshohet se Mourinho kishte thënë për Guardiolën.

“Futbolli është lumturi, kur në të nuk kënaqeni do t’ju bien flokët. Andaj, ne të gjithë e dimë se si duket frizura e Guardiolës, ai nuk kënaqet shumë në futboll”, u shpreh Mourinho.