.
×

Moti tejet befasues për javën që vjen



Ne javën që vjen do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vrëntësira te qrregullta të cilat vende vende do të përcillen edhe me reshje lokale shiu.

Reshjet do të jenë më të përqendruara në qendër, jug dhe jugperëndim të vendit , derisa pjesët tjera të vendit mbesin me reshje të izoluara shiu, kryesisht viseve me lartësi të mëdha mbidetare.

Pritet qe reshje te kete dy ditët e para te javës dhe ditën e premte, ndërsa e mërkura dhe e enjëta do te jene kryesisht me diell. Shtypja atmosferike mbetet rreth vlerave të normales, me tendencë  ngritjeje.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja me shpejtësi 2-7m/s.