.
×

Moti sot në Kosovë, dimri po vjen!



 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

 

Sipas IHK, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

 

Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

 

“Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, thuhet në njoftim.